Temperaturat ekstremisht të larta kanë shkaktuar dy viktimat e para në Spanjë, vend i cili po vuan prej një jave pasojat e vapës, ku termometri i ka kaluar 45 gradë Celsius.
Dy vetë humbën jetën si pasojë e infarkteve nga i nxehti i padurueshëm.
Dy provinca në rajonin perëndimor të Extremaduras kanë vendosur alarmin e kuq, siç është rasti në provincën Salamanca të Castilla y León dhe pjesë të rajonit të Galicias.
Spanjollët, të cilët janë mësuar me vapën e këtij sezoni, shprehen se këtë vit temperaturat kane qenë përtej normales.
“Kjo vapë është vdekjeprurëse. Edhe natën e kam të pamundur të fle gjumë”, thotë një spanjoll.
Megjithatë, qytetarët duket se i shpërfillin këshillat e ekspertëve për të shmangur daljet pas orës 9 të mëngjesit.
“Kam me vete kapelën, një freskuese dhe ujin padyshim”.
E shtuna dhe e diela do të jenë edhe më të nxehta shprehen meteorologët, që nënvizojnë se një valë e të nxehtit afrikan tashmë kaluar në pjesën jugore të Europës. Temperaturat e larta kanë përfshirë edhe Italinë, Francën, dhe Portugalinë.