Aktori amerikan, Robert Redford i jep fund karrierës së tij kinematografike, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, thotë ai në një intervistë të publikuar sot për revistën “Entertainment Weekly”.
“Kurrë nuk duhet të thuash kurrë, por kam arritur në përfundimin se të luash filma, ka marrë fund për mua”, shpjegon aktori 81 vjeç, duke treguar se “The Old Man and The Gun”, që do të dalë më 28 shtator në SHBA, me shumë mundësi do të jetë filmi i tij i fundit.
Ai aty luan rolin e një të dënuari nga drejtësia, 70 vjeç, që arratiset nga burgu dhe që hyn në një seri vjedhjesh.
“Pas kësaj do të marr rrugën e pensionit sepse bëjë këtë punë që kur kam qenë 21 vjeç”, thotë Redford, që ishte një prej aktorëve shumë të rrallë të brezit të tij ende aktiv.
Shumë prej filmave që ka luajtur kanë fituar çmime Oskar, por ai vetë si aktor nuk e ka fituar asnjëherë këtë çmim prestigjioz, ndonëse ka pasur aktirme që janë vlerësuar shumë nga kritika dhe publiku.