Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa arrin sot në Prishtinë. Ajo do të vijë për të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, që po e organizon fondacioni i saj këtë vikend në parkun “Gërmia”.
Organizatorët e festivalit kanë konfirmuar për “Zeri.info” se Lipa do të mbërrijë gjatë ditës së mërkure në Prishtinë kurse në ora 19:00 do të flas para gazetarëve në konferencën për media.
Dua Lipa është artistja kryesore e ditës së premten (10 gusht) në “Sunny Hill Festival”. Në anën tjetër, të shtunën në skenën e “Sunny Hill Festival” do të ngjitet shqiptari amerikan Action Bronson, që mbërriti dje në Prishtinë, ndërsa dita e fundit e festivalit, e diela, përfundon me DJ-in më të mirë në botë për momentin, Martin Garrix.
Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie që organizohen nga fondacioni i saj “Sunny Hill Foundation”. /Zëri/