Në Tokë jetojnë mbi 7.6 miliardë njerëz, kurse ky numër dita ditës vjen duke u rritur.
Ndikimin që e kemi në planetin tonë më së lehti do ta kuptojmë nëse pyesim se “çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte njerëz në të”. Këtë përgjigje e ka shpjeguar në detaje ueb-faqja “What if”, transmeton Telegrafi.
Për pak sekonda
Po të zhdukeshin për pak sekonda njerëzit nga Toka, do të krijohej një kaos. Aeroplanët do të rrëzoheshin, trenat do të dilnin nga binarët, kurse veturat do të përplaseshin pa shoferë.
Për një orë
Pas një ore e gjithë bota do të kaplohej nga errësira. Termocentralet nuk do të punonin më.
Pas një dite
Të nesërmen kompjuterët në mënyrë automatike do të fiknin centralet bërthamore për t’u parandaluar ndonjë katastrofë. Bota me një fjalë do të mbetej pa energji elektrike.
Pas tri ditëve
Rrugët do të mbusheshin me kafshë.
Pas 10 ditëve
Pas 10 ditëve masat e sigurisë në centralet bërthamore do të dështonin, ku si rezultat do të kishte shpërthime të fuqishme zinxhirore, do të liroheshin mbetje toksike në gjithë planetin. Kafshët që jetojnë në zonat përreth këtyre centraleve do të ngordhnin.
Pas disa viteve
Për disa vite qytetet në të cilat jetojmë do të ngjanin më shumë me parqe. Rrezatimi do të zhdukej, kurse gjelbërimi do të lulëzonte nëpër rrugët e qytetit. Gjithçka do të mbulohej nga bari.
Pas 30 viteve
Pas 30 viteve satelitët që i kemi dërguar për hulumtime në hapësirë do të ktheheshin në Tokë. Shtëpitë dhe ndërtesat do të shembeshin.
Pas 40 viteve
Ngrohja globale do të vazhdonte edhe pas 40 viteve, kur nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore.
Pas 60 viteve
Pas 60 viteve jeta nënujore do të përmirësohej.
Pas 150 viteve
Natyra do t’i kthehej normalitetit. Londra do të përmbysej nga ujërat, kurse Vankuveri do të ngrihej nga bora dhe akulli, e Las Vegasi do të shndërrohej në një shkretëtirë ku asgjë në të nuk do të jetonte.
Pas 500 viteve
Pas 500 viteve pyjet do të ishin më të shëndetshme sesa që kanë qenë në 10 mijë vitet e fundit, kurse natyra do të zhdukte çdo gjurmë të ekzistencës së njeriut. /Telegrafi/