Tregimi nuk ka qënë shumë i njohur jashtë komunitetit akademik për dekada të tëra. “A room on the garden side”, i shkruar në 1956 u publikua për herë të parë këtë javë. Tregimi mbi Luftën e Dytë Botërore është publikuar në “The Strand Magazine”, një revistë letrare tremujore që ka publikuar vepra pak të njohura të Raymond Chandler, John Steinbeck dhe të tjerëve.
Kirk Curnutt, anëtar i “The Hemingway Society”, kontribuoi me një epilog, në të cilin shprehet se historia i ka të gjithë elementet karakteristike që lexuesit i adhurojnë Heminguejit. E mbushur me biseda rreth Marcel Proust, Víctor Hugo dhe Alexandre Dumas si dhe me pasazhe të gjata në frëngjisht të “Lulet e së keqes” të Bodlerit, historia pyet nëse trashëgimia e kulturës pariziane të mund ta marrë veten nga njolla e errët e fashizmit, shkruan Curnutt. Lufta civile spanjolle e frymëzoi të shkruante “Për kë bien këmbanat?”. Ishte ushtar dhe korrespondent gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte në Paris në gusht të 1944 për çlirimin nga pushtimi nazist, të cilin e përshkroi në raportimet e publikuara pak më vonë në revistën “Collier’s”. “A Room on the garden side” vendoset në hotelin Ritz (Heminuejti i pëlqente të thoshte se ishte ai që çliroi barin e Ritz-it) dhe rrëfen në zërin e një personazhi të quajtur Robert.
Baba Roberti dhe njerëzit e tij pinë verë, citojnë Bodlerin dhe debatojnë mbi punën e pistë të luftës. Hemingueji la një numër tregimesh të papublikuara kur u vetëvra në 1961. “Parisi ishte një festë”, kujtimet e tij mbi kryeqytetin francez në dekadën e 1920-s, pa dritën e botimit tre vjet pas vdekjes së tij. Mes shumë librave të tij të publikuar pas vdekjes janë “Kopshti i Edenit”, “Ishujt në rrjedhë” dhe “Verë e rrezikshme”, një tregim jo letrar mbi demat. Hemingueji shkroi edhe tregime të tjera për Luftën e Dytë Botëroe në dekadën e fundit të jetës së tij.
Në gusht 1956 i tha botuesit të tij se kishte përfunduar 5 të tillë: “A Room on the garden side”, “The cross roads”, “Indian country and the white army”, “The Monument” dhe “The bubble reputation”. Deri tani vetëm “The cross roads” ishte i njohur gjerësisht. “Supozoj se ato (tregimet) janë pak shokuese, sepse rrëfejnë për trupa dhe luftime të parregullta dhe për njerëz që në fakt kanë vrarë njerëz”, – i tha Hemingueji Scribner-it. – “Gjithsesi, gjithmonë, nëse mundesh, mund t’i publikosh pas vdekjes sime.” /bota.al/