Nga ora 10 deri në orën 17 kur është periudha më e ngrohtë e ditës të evitohen aktivitet e rënda fizike, duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitetet rekreative, të konsumohet sasi e madhe e lëngjeve, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit e cila nuk përmban shumë yndyrë dhe sheqer dhe të qëndrohet në hapësira të mbyllura të klimatizuara në temperaturë prej 23 deri në 25 gradë.
Këto janë një pjesë e rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë temperaturave të larta.
Në rekomandimet thuhet se gjatë qëndrimit në hapësirë të hapur duhet të bëhen pushime më të shpeshta nën hije, të evitohet qëndrimi në automjete tërësisht të mbyllur dhe qëndrim i drejtpërdrejt në Diell, të evitohen pije alkoolike dhe pije të cilat përmbajnë kafeinë, si dhe pije tejet të ftohta.
Të sëmurët kronikë, posaçërisht ata me sëmundje të zemrës, neurologjike dhe të mushkërive, siç thuhet, nevojitet që të jenë posaçërisht të disiplinuar lidhur me këto rekomandime dhe rregullisht ta marrin terapinë e tyre të rregullt. Për të gjithë ndryshimet në gjendjen shëndetësore detyrimisht të konsultohen me mjekun e tyre amë.
Rekomandohet që gjatë ndjenjës së trullosjes, dobësimit, shqetësimit ose keni etje intensive dhe kokëdhembje, të konsumohet ujë ose pije minerale pa gaz, të kërkohet ndihmë, të shkohet në vende sa më të ftohta që është e mundur më shpejtë dhe të matet temperatura trupore. Gjatë ngërçit muskulor më së shpeshti në këmbë, duar dhe stomak, nevojitet të shkohet në vend të ftohtë dhe të konsumohen lëngje që përmbajnë elektrolite. Ndihmë mjekësore është e nevojshme nëse ngërçet nga i nxehti zgjasin më shumë se një orë.
Para përdorimit detyrimisht duhet të lahen pemët dhe perimet e freskëta dhe të bëhet përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimi i saj menjëherë pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i përgatitur kështu të vendoset në frigorifer në katër gradë, ndërsa para përdorimit të ngrohet në 100 gradë. Duhet të evitohen prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar, ndërsa posaçërisht duhet që të kenë kujdes me konsumimin e akulloreve dhe kremrave të ndryshëm, thuhet në rekomandimet.
Temperaturat e larta negativisht ndikojnë në shëndetin e njerëzve me ç’rast përkeqësohet gjendja e atyre të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe çrregullime mentale. Mund të paraqiten edhe efekte akute si rezultat i ekspozimit në temperatura të larta, siç janë pika e diellit, sulme nga i nxehti, ngërçe nga i nxehtit, çrregullime funksionale në sistemin qendror nervor.