Real Madrid po përgatitet të ofrojë 300 milionë euro për Neymar, që e ka vendosur në krye të dëshirave në këtë merkato, raporton gazeta spanjolle Sport.
Blancos mbeten në treg për një zëvendësues të Cristiano Ronaldos dhe janë të gatshëm për të rritur përpjekjet e tyre për një super lojtar si braziliani. Reali po shpreson që UEFA të dënojë PSG për shkak të Fair Play-it financiar dhe të jenë të detyruar që të shesin yllin e ekipit.