Ballina Aktualitet Lajme Liderët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, detaje të takimit

Liderët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, detaje të takimit

Tirana do të mbledhë javën tjetër krerët e shteteve ballkanike, në kuadër të Procesit së Brdo-Brijunit. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit. Ky organizim shihet si mundësi nga Brukseli për të ulur edhe një herë në tryezë Hashim Thaçin me Aleksandar Vuçiçin./Opinion.al