Duke nisur nga fundi i këtij muaji do të dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro.
Ndryshe nga kartëmonedhat që janë në qarkullim, ato kanë elemente të tjera vizive dhe elemente sigurie. Karakteristikë e këtyre kartëmonedhave është rezistenca e tyre në përdorim.
Banka Qendrore Europiane ka publikuar edhe një video që tregon karakteristikat e kartëmonedhave, duke bërë edhe eksperimentet përkatëse. Në video kartëmonedhat i rezistojnë hekurosjes me hekur të nxehtë, larjes në lavatriçe, agjentëve kimikë agresivë, ngricës, qëndrimit të gjatë në diell, nxehtësisë ekstreme etj.
Parashikimet janë që karakteristikat e reja të kartëmonedhave t’ua vështirësojnë tej mase “punën” falsifikatorëve.
Biletat 100 dhe 200 euro të prezantuara te Banka Qendrore Europiane kompletojnë serinë “Europa” të nisur me hedhjen e kartëmonedhave 5 euro nga maji i 2013.
Veç rritjes së rezistencës së kartëmonedhës në përdorim, në kartëmonedhat e reja ndryshon edhe ngjyra e tyre duke kaluar nga jeshilja e smeraldë në blu të errët, duke prodhuar efektin e një dritë që spostohet në drejtimin vertikal.
Po ashtu, në kartëmonedha simboli i euros shfaqet disa herë në brendësi të shifrës. Në të djathtën e kartëmonedhës mund të vërehet një hologram me katër elemente.