Policia zvicerane ka vënë pas hekurave reperen e njohur kosovare Loredana Zefin.
Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është ndaluar në shtëpinë e saj në Luzern.
“Organet kompetente zvicerane kanë nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.
Sipas hulumtimit të gazetës zvicerane Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një çift.
Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar) të cilët thellësisht janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre.