Ballina Kronika Si nëpër filma/ Zbulohet se si këngëtarja shqiptare i merrte shuma të...

Si nëpër filma/ Zbulohet se si këngëtarja shqiptare i merrte shuma të mëdha parash çiftit zviceran…

Reperja e njohur Loredana Zefi, partnerja e Mozzik është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane. Ajo akuzohet për mashtrim me blera të mëdha monetare ndaj një çifti zvicerian.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët janë futur në borxh të thellë dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Këto akuza, të cilat Petra i ka bërë në korrik të viti 2018, Loredana dhe vëllai i saj Berat akuzohen për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

Lidhur me këtë reperja mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet, ose me gjobë.

Skema e mashtrimit:

Sipas ’20 minuten’ çifti i ka dhënë para cash vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është futur në lojë Loredana.

Reperja ishte paraqitur me një emër të rrem tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton “20 Minuten”, njëra nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29 vjeçare dhe hiqej se ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Kështu Petra Z. fillimisht i kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas, deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

Akuza ndaj vëllait është pushuar sepse paratë janë dhënë në dorë. Ndërkohë, tani thuhet se ka fakte të transaksioneve bankare të cilat kanë dërguar deri në arrestimin e mbrëmshëm.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, ka thënë Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to” – thotë Petra Z. “Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten.” – shtoi zvicerania në prononcimin për 20 minuten.

Petra thotë se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të kishte marrë një BMV dhe Porche mirëpo policia e kishin gjetur njërën nga veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Cyrihut dhe më pas vetura i është dorëzuar kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana e refuzonte të ketë pasur këto makina, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it. Ata tërheqin shpesh vëmendjen për shkak të jetës së tyre luksoze që bëjnë. Kujtojmë se pak muaj më parë ata u bënë prindër për herë të parë. Reperja solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

@tn.lajmelokale
@tetovanews