Ish-deputeti Nard Ndoka ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena” se në radhët e faktorit ndërkombëtar po diskutohet shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sipas kreut të Demokristianëve kjo do t’i jepte edhe kryeministrit Edi Rama kohë që të reflektonte.
“Unë mund ta jap edhe një informacion që qarkullon, që zgjedhjet do të shtyhen, si hapi i parë, për të qetësuar këtë situatë dhe për të reflektuar, dhe për t’i dhënë kohë Ramës. Është një opsion që qarkullon mes faktorit ndërkombëtar jo tek opozita. Kjo mund të jetë zgjidhje për momentin, kur ke përballë një kryeministër që nuk e mendon se zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës”, tha Ndoka.