Zoti e di çfarë është më e mira për ty dhe kur është koha më e mirë për ta patur.
Ai që kujton gjithmonë Zotin, nuk është kurrë vetëm.
I thashë Zotit: “E urrej jetën”. Ai më tha: “Kush të tha të dashurosh jetën? Duaj mua, dhe jeta do të bëhet e bukur”.
Zoti i kupton lutjet tona, edhe kur nuk gjejmë fjalë për t’i shprehur.
Kur ne ndreqim marrëdhënien tonë me Zotin, ai rregullon çdo gjë tjetër për ne.
Lumturia nuk u vjen kurrë atyre që nuk arrijnë të vlerësojnë bekimet që kanë tashmë.
Zgjidhja për çdo problem është durimi dhe falja.
Gjërat e këqia në jetë, të hapin sytë për gjërat që më parë nuk ishe i vëmendshëm. Ky është bekim nga Zoti.
Besimi është ta besosh Zotin, edhe kur nuk e kupton planin e tij.
Gjëja më e mirë që një mik mund të bëjë për ty, është të të afrojë më shumë me Zotin.
Askush përveç Zotit nuk mund ta shpëtojë një njeri prej vështirësive.