Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos prezantoi një model të ri të një anije kozmike që synon të transportojë njerëzit në Hënë deri në vitin 2024. Themeluesi i Amazon Bezos e ka beri prezantimin e shumëpritur në Washington DC dhe sipas tij kjo gjeneratë e re anijesh kozmike pa pilot e quajtur ‘Hena Blu’ do mbajë pajisje shkencore dhe satelitë.
“Ka ardhur koha që të kthehemi në Hënë, por kësaj here për të qeëndruar” u shpreh Bezos përpara një audience shkencëtarësh të NASA-s, por edhe klientë potenciale. ‘Blue Moon’ do jetë i furnizuar me karburant të mjaftueshëm për të shkuar nga Toka në Hënë, do të peshojë rreth 15 mijë kg për t’u ngritur nga Toka, ndërsa gjate uljes në Hënë do të peshojë rreth 3000 kilogram.
Qëllimi është që ‘Blue Moon’ të ulet në anën jugore të Hënës, ku janë identifikuar depozita akulli në kratere. Uji i nxjerrë nga ai akull mund të ndahet për të prodhuar hidrogjen, i cili mund të nxisë anijen kozmike për misionet e mëtejshme përgjatë sistemit diellor. Në muajin mars, administrata Trump njoftoi se kishte për qëllim të kthente astronautët e SHBA në Hënë deri në fund të vitit 2024.