Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë. Prestigjiozet ndërkombëtare “New York Times”, “Associated Press”, “Washington Post” kanë kujtuar se protestat e opozitës mbahen për largimin e qeverisë. Edhe Fox News ka shkuar gjerësisht për protestën e opozitës.”Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë nga e gjithë vendi u mblodhën të shtunën para ndërtesës qeveritare, duke mbajtur postera anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre, ‘bomba’molotov dhe mjete të tjera”, – thotë Fox News.
“Përleshjet me Policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amerikane “Washington Post”, që njoftonte publikun në Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme. Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, të shtunën, u përleshën me Policinë në një tubim antiqeveritar për të protestuar ndaj një kabineti te korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, “Zëri i Amerikës” ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e Rendit dhunojnë dhe arrestojnë më pas Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
“Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku ati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej. Rrth tij, u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm”, shkruan Zëri i Amerikës.