Ballina Aktualitet TIRANA NJË FUSHË BETEJE/Ja çfarë ndodhi një natë më parë në protestë...

TIRANA NJË FUSHË BETEJE/Ja çfarë ndodhi një natë më parë në protestë (VIDEO+FOTO)

Nga ora 18:30, deri në orët e para të mëngjesit, Tirana i ngjante një fushë beteje, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ishin të ashpra. Bomba molotov, kapsolla, gaz lotsjellës ishin vetëm disa nga mjetet që u përdorën nga protestusit dhe policia.

Gjithçka nisi te Kryeministria, aty ku përplasjet e shpeshta bënë që të çahej kordoni i policisë disa herë. Dera e Kryeministrisë ishte gjithë kohës në flakë. Protestuesit kanë qëndruar rreth 3 orë te Kryeministria dhe më pas u zhvendosën te parlamenti. Këtu përplasjet ishin akoma dhe më të egra.

Rruga “Xhorxh W. Bush”, i ngjante një fushë beteje, e cila vazhdoi për më shumë se dy orë. Arrestimi Sait Dollapit duket se ndryshoi rrjedhën e protestës.

Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të shkonin te Drejtoria e Policisë. Forcat Speciale u vendosën me shpejtësi dhe sapo protestuesit u afruan, u hodh gaz lotsjellës. Përveç protestuesve, ku shumica prej tyre janë dëmtuar nga gazi, duket se qytetarët e Tiranës kanë kaluar një natë të vështirë. Dhjetra qytetarë janë detyruar të lënë banesat e tyre te rruga “Myslim Shyri” dhe në gjithë zonën pranë Drejtorisë së Policisë, për shkak të sasisë së madhe të gazit që u hodh. E njëjta gjë ndodhi edhe te Paralamenti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews