Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën në në Siri. Shqiptari, një 23-vjecar nga Prishtina është identifikuar me emrin Rron Emini. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, sipas të cilit, Emini ishte pjesë e grupit Al-Nusra, i cili kishte shkuar në Siri në vitin 2016.
Nga të dhënat zyrtare, mbi 90 kosovarë kanë humbur jetën në luftërat në Siri dhe Irak. Gjatë muajit të kaluar, në Kosovë u kthyen 110 kosovarë që ishin në zonat e përplasjeve në Siri – prej tyre: 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende atje.
Lufta civile në Siri nisi në vitin 2011, si kryengritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad.