PTHP- Shkup ka njoftuar se menjëherë pas aksidentit prok*uror përgjegjës ka dalë në vendngjarje për të kryer hetim në Draçevë ku pesë persona kanë humbur jetën.
“Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pesëmbëdhjetë minuta para mesnate, kur makina Reno 5 me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë personat që kanë humbur jetën, nga arsye të panjohura ka dalë nga korsia e kundërt dhe ka goditur drejtpërdrejt kamionin që ka transportuar mbeturina. Nga lëndimet të gjithë udhëtarët në makinë kanë humbur jetën, tre burra dhe dy gra”, kanë bërë të ditur nga PTHP, përcjell SHENJA.
PP ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të personave që humbën jetën, ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë teknike për të vërtetuar arsyet e aksidentit.