Ballina Aktualitet Lajme SOT NË EMONA TË SLLOVENISË SHKËLQEU NJË YLL NGA FSHATI IM

SOT NË EMONA TË SLLOVENISË SHKËLQEU NJË YLL NGA FSHATI IM

Lirim Alija

Të flasësh për këtë njeri duhet patur një diapazon të gjërë njohurish dhe inspirim të mbushur me fjalë të veçanta që duhen zgjedhur me kujdes. Jo çdonjëri mund ta përshkruaj personalitetin e tij ashtu siç e meriton.
Mensur Zeqiri, i lindur në fshatin Çiflik të Tetovës, më 1983, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Shkup, ndërsa fakultetin në Universitetin Ndërkombëtar në Kuala Lumpur të Malajzisë (2007); magjistraturën në Universitetin e Luganos të Zvicrës, (2010).

Ndërsa sot, në Universitetin e Lubjanës, në Institutin për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun, mbrojti me sukses temën e doktoraturës.
Pos tjerash, është njohës i mirë i gjuhës angleze, gjermane, italiane, etj.

Italianët me të drejtë thonë:” Të shenjtit çmohen dikund tjetër, jo në vendin ku është rritur”.

A thua çka do të kishin bërë të tjerët po ta kishin një njeri si ky…? Shumica, pa i matur gjërat nuk ngurrojnë të thonë: nëse janë ashtu, le të vijnë këtu në atdhe të japin kontributin e tyre..! Ata, mbase edhe do të vinin, po të ishte shteti më ndryshe. Ka fakte se një pjesë e tyre që janë kthyer, janë nëpërkëmbur, në mënyrë mizore nga disa individë, me nepotizëm duke i zëvendësuar me disa mediokër të lidhur me qeveritarë të sëmurë për mend. Shpresoj që një ditë së shpejti të ndërrohet ky “devër” i ligë, e të kthehen kokat gjeniale ta “shërojnë” popullin tonë të vuajtur. Kemi nevojë shumë për këta njerëz, të cilët vetëm shpirti i tyre e di se sa vuajnë që nuk mund t’i kontribuojnë atdheut…kemi nevojë edhe për këtë vigan.
I nderuar Mensur, sidoqoftë, ne bashkëvendasit mburremi me ty. Dhëntë Zoti të na shtohen njerëzit si ti..!

P. S.
Ja edhe Sheval F Memishi që është në foto me ne, është në prag të doktoraturës në biokimi.
Krenari pa kufij…

@tn.lajmelokale
@tetovanews