Një vajze dy vjeçare nga Shkupi, pasditen e sotme ka ndërruar jetë, pasi ka qenë e goditur nga një automjet, shkruan gazeta KOHA. Në njoftim zyrtar të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “23 Nëntori”.
“Rasti ka ndodhur në një parking. Shoferi i veturës “fiat dobllo”, 35 vjeçar rreth orës 14:45 e k goditur fëmijën, i cili menjëherë ka qenë i dërguar në Spitalin e Qyteti. Mirëpo, në ora 15:20 vajza ka nderuar jetë”, thonë nga policia e Shkupit.
Ndryshe, në 24 orët e fundit kjo është viktima e gjashtë në Shkup, e cila si pasojë e aksidenteve në komunikacion ka ndërruar jetë. Paraprakisht një familje pesë anëtaresh në hyrje të lagjes Draçevë në Shkup, humbi jetën pasi vetura e tyre u përplasë me kamionin për mbledhjen e bërllokut.