Sot iu dha lamtumira e fundit majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku ndodhej në një mision të NATO-s bashkë me kolegen Zarife Hasanaj, e cila po ashtu humbi jetën.
Gjatë ceremonisë për nderimin e “Dëshmorit të Atdheut”, të parët që u përkulën në lot për të puthur arki*volin e mbuluar me flamurin kuqezi, ishin familjarët.
Përveç ngashërimit që shoqëroi parakalimin para fotos së babait të dy djemve të mitur të Major Tanushit, momenti tjetër prekës i kësaj dite ishte parakalimi i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë.
Në foton e kapur nga objektivi i LSA, vogëlushja nderon babain e saj hero, me një përshëndetje me dorë, e cila padyshim i ka bërë të gjithë të pranishmit të shpërthejnë në lot.
Në homazhe për ti dhënë lamtumirën ishte edhe rreshteri Julian Kapaj, i cili është i vetmi që arriti ti shpëtonte shpërthimit të minës në Letoni më 6 maj.