Ballina Argëtim Showbiz Publikohen fotografitë e Naim Abazi, para dhe pas mbjelljes së flokëve (FOTO)

Publikohen fotografitë e Naim Abazi, para dhe pas mbjelljes së flokëve (FOTO)

Naim Abazi është njëri nga këngëtarët e gjeneratës së vjetër, i cili vazhdon të jetë akoma i komentuar në mediat rozë. Autori i emisionit “Odeon”, së fundmi ka bërë një ndërhyrje në pamjen e tij, teksa zbulohet se ka mbjell flokët.

Kjo u bë e ditur nga Spitali ‘Bahçeci’, i cili ka publikuar dy fotografi të këngëtarit në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, para dhe pas mbjelljes së flokëve.

“Kemi pasur një trajtim shumë të këndshëm me z. Naim Abazi i cili ka bërë mbjellje të flokëve tek ne. Rezultati është i mrekullueshëm”, shkruhet në postimin e tyre.

Këngëtari Abazi ka kohë që nuk ka qenë aktiv në muzikë, por që prej vitesh është prezantues i emisionit të tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews