Ballina Kronika Ishte kthyer në tmerrin e nxënëseve, kapet në flagrancë 52 vjeçari shqiptar....

Ishte kthyer në tmerrin e nxënëseve, kapet në flagrancë 52 vjeçari shqiptar. Një prej gjimnazisteve shpërthen në lot në autobus

Karabinierët e stacionit policor në Giulianova, udhëtuan për ditë të tëra me rroba civile në linjat e transportit urban, duke arr*estuar më në fund në flagrancë një ngac*mues ser*ial të nxënëseve që udhëtonin në linjat Giulianova Teramos dhe Giulianova Pescara.
Në pranga ka përfunduar një 52 vjeçar me origjinë shqiptare.

“Ilmessaggero” shkruan se ditët e fundit të muajit prill, vajzat e reja raportuan në polici se një burrë rreth 50 vjeç, duke përfituar nga ngjeshja e njerëzve në autobusët urbanë, i ngac*monte sek*sua*lisht të miturat. Një nga vajzat tregoi duke qarë se teksa flinte në autobus, ndjeu se po prekej në pjesët intime nga burri i ulur pranë saj.

Duke pasur parasysh delikatesën e rastit dhe për të parandaluar shkallëzimin e situatës, hetimet u iniciuan menjëherë nga policia, duke angazhuar agjentë me rroba civile në autobusët urbanë.

Në një rast, një nga denoncueset, ndërsa ishte në autobus duke u kthyer nga shkolla, e njohu burrin duke bërtitur me panik.

Karabinierët ndërhynë menjëherë, duke ndaluar dhe identifikuar burrin, një 52 vjeçar shqiptar, banues në Giulianova. Vajza filloi të qajë, duke përqafuar dhe duke falënderuar forcat e rendit.

Gjykata i ka caktuar shqiptarit që të mos largohet nga zona dhe duhet të paraqitet çdo ditë në stacionin policor./panorama

@tn.lajmelokale
@tetovanews