Ka filluar finalja e festivalit të këngës evropiane “Eurovision”.
Festivali “Eurovision” këtë vit po mbahet në Izrael, ndërsa në këtë garë është edhe Shqipëria.
Jonida Maliqi, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” ka performuar në natën e dytë gjysmëfinale.
Këngëtarja sonte ka performuar e dyta.
Si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe, ky festival ka përgatitur shumë befasi, e një prej tyre është mbretëresha e pop-it, Madonna.