Shkup, 20 maj – Kuvendi sot e ka votuar Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për njohje reciproke të lejeve për vozitje dhe ka konstatuar dorëheqjen e Goran Trajkovskit nga funksioni drejtor të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale me kërkesë të tij, njofton Koha.mk
Në seancën e 98-të deputetët kanë dhënë përkrahje ndaj ndryshimeve të propozuara ligjore të ligjit për tarifë doganore dhe disiplinë financiare në lexim të parë dhe e kanë rrumbullakuar debatin për Propozim- ligjin për planifikim urbanistik në lexim të parë.
Me ndryshimet e Ligjit për disiplinë financiare zvogëlohet kompensimi për vonesën dhe përcillet mbikëqyrja në zbatimin e dispozitave për transaksione nga ana e operatorëve ekonomik të sektorit privat të DAP-it, në Inspektoratin shtetëror të tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë. Zhvillohet edhe harmonizim me direktivat 2011/7/BE për luftë kundër vonesës gjatë pagesës në transaksionet komerciale. Me këtë precizohet se borxhliu duhet t’i përmbush obligimet në afatet e dakorduara para vërejtjeve nga ana e kreditorit dhe zvogëlohet kompensimi për vonesën gjatë përmbushjes së detyrimit në para në afatin e dakorduar prej 3 mijë denarë në 2.400 denarë.
Me ndryshimet e propozuara dhe plotësime të ligjit për tarifën doganore për transportim të legjislatives kombëtare konfirmuar në Programin kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së dhe sigurohet dhe bazë juridike për aplikim të tarifës doganore. Me ligjin do të mundësohet fleksibilitet më i madh lidhur me ndryshimin e nomenklaturës doganore si dhe kushte për aplikim të plotë të tarifës së integruar doganore që duhet të fillojë të aplikohet me sistemin e ri të dokumenteve të akcizës dhe doganës.
Për ndryshimet e ligjit për planifikim urbanistik siç ka propozuar ministri dikasterial Goran Sugarevski duhet të mbahet debat publik.
“Qëllimi i propozim- ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor është përmirësimi i klimës së punës në RMV me përmirësimin e cilësisë së të dhënave të shkruara në Kadastrën e patundshmërive, rritje të përqindjes së të drejtave të shkruara në Kadastrën e patundshmërive e cila do të rezultojë me forcimin e besimit në librin publik, si dhe rritjen të transparencës të institucioneve si servis shtetëror të qytetarëve”, ka thënë Sugarevski në shpjegimin.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë thënë se pranojnë mbajtjen e debatit publik për ligjin dhe se do të intervenojnë me amendamente për përmirësimin e saj. Ndryshe, debati për seancën e 98-të do të vazhdojë pas pauzës së rregullt të deputetëve. (koha.mk)