Washtington Post i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimit të BE në lidhje me integrimin. Në shkrim thuhet se BE ka 16 vjet që i premton Ballkanit, por asgjë nuk është bërë ende.
“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”, thuhet në shkrim
“Si Bashkimi Evropian po e tradhton Ballkanin Perëndimor”, është titulli i shkrimit, ku theksohet se në prag të zgjedhjeve të BE, tema e Zgjerimit është zhdukur fare nga axhenda e liderëve të BE, ndërsa kujton edhe rrezikur rus, kinez dhe turk në Ballkan.
“Ndërsa shtetet anëtare hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, zgjerimi është zhdukur nga rendi i ditës. Në vitin 2018, Komisioni Europian pa asnjë pengesë e ka hedhur idenë e vitit 2025 si data e ardhshme më e hershme për një raund të ri zgjerimi. Por në Paris, Emmanuel Macron është i qartë: Nuk do të ketë zgjerim, të paktën jo në të ardhmen e parashikueshme. Edhe në Berlin, zgjerimi është bërë politikisht një temë toksike”, vazhdon analiza.
Nëse BE rrëshqet nga komuniteti euro-atlantik, liderët europianë do të fajësojnë vetëm veten e tyre. Nëse BE nuk zgjerohet, politika e Ballkanit shumë shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme, sidomos për vetë Bashkimin Europian, thuhet më tej në analizën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në politikën e Europës Juglindore
Por Washington Post thotë se BE ende mund të ndryshojë kursin dhe këtë mund ta bëjë duke hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ajo duhet të fillojë formalisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të paktën të lejojë statusin e kandidatit të Bosnjes. Kjo do të stabilizojë njëkohësisht anijen. Detyra e madhe, megjithatë, është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për rajonin, i cili do të sjellë jo vetëm një angazhim të besueshëm ndaj normave dhe praktikave liberale-demokratike, por edhe një pengesë të fuqishme ndaj pëlqyrave të Rusisë”, përmbyllet analiza.