Kina ka prezantuar prototipin maglev (levitim magnetik) një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, transmeton Anadolu Agency.
Televizioni kinez CCTV regjistroi prezantimin e trenit të organizuar në Qingdao, ndërsa projekti është duke u zhvilluar nga kompania China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC).
Zëvendësi i inxhinierit kryesor Ding Sansne tha se prototipi mund të provonte teknologjitë kyçe dhe komponentët e sistemit të sistemit të trenave maglev me shpejtësi të lartë.
CRRC Sifang Co në Qingdaou ka ndërtuar qendrat e prodhimit të testimit për trenat maglev me shpejtësi të lartë ndërsa në gjysmën e dytë të vitit pritet të fillojë me punë.
Prototipi me një vagon me një linjë prodhimi duhet të nis në vitin 2020 dhe të realizojë udhëtimin testues prej 5 kilometrash.
Në vitin 2021, kompania duhet të përfundojë testet e trenit maglev dhe të përfundojë procesin e testimit.
Treni në fjalë, nëse vihet në funksion duhet të plotësojë boshllëkun mes trenave që shkojnë në 350-400 kilometra në orë dhe avionëve komercialë që fluturojnë me shpejtësi prej 800 kilometrash në orë.
Treni i parë i komercializuar maglev është vënë në funksion në Nagoya të Japonisë.