Në qytetin Diyarbakır të Turqisë ka nisur një hetim kundër 6 personave të dyshuar të cilët janë kapur në përpjekje për të shitur një libër me motive fetare për të cilin mendohet se është i vjetër 1.400 vjet, transmeton Anadolu Agency.
Sipas një deklarate nga prefektura, mësohet se falë punës së ekipeve të Drejtorisë së luftës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar të komandës së xhandarmërisë së qytetit u morën informacione se 3 të dyshuarit me banim në qendër të qytetit po kërkonin blerës për libirin që posedon motive fetare të përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus.
Në kuadër të këtij informacioni u zhvillua një operacion ku personat e dyshuar në fjalë u kapën në flagrancë teksa përpiqeshin për të shitur librin me motive fetare i cili është konfiskuar.
Libri me motive fetare i përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus me kapak lëkure është marrë nën mbrojtje dhe kundër 6 të dyshuarve ka nisur një hetim.