Ballina Sport Bayern Munich me lehtësi mposht Leipzigun, fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich me lehtësi mposht Leipzigun, fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich pa shumë probleme e ka mposhtur RB Leipzigun, për ta fituar Kupën e Gjermanisë, të shtunën mbrëma.

Bavarezët triumfuan me rezultat 3-0, derisa vazhdojnë dominimin në futbollin gjerman, shkruan Periskopi.

Fillimisht, Robert Lewandowski ishte ai që kaloi në epërsi skuadrën nga Mynihu, duke shënuar në minutën e 29-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Bayernit, por në pjesën e dytë Kingsley Coman dyfishoi shifrat në minutën e 78-të, para se shtatë minuta më vonë Lewandowski të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje për ta vulosur rezultatin final.

Së fundmi, Bayerni fitoi edhe titullin në Bundesligë, derisa u tha lamtumirë dy prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, Franck Ribery dhe Arjen Robben. /Periskopi.com/