Nuk jeni të shëndoshë, thjesht ndieni fryrje barku. Cilat ushqime ju ndihmojnë të shpëtoni nga ky problem.
Ndnjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut. Por jo gjithmonë ka dicka që nuk shkon nëmomentin që ndihemi të fryrë. Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:
Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.
Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.
Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.
Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje.
Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:
Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut pasi përmbajnë
Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.
Papajat: Enzima papain e gjendur në papaja ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe e bën procesin e tretjes më të lehtë.
Asparagët: Asparagët gjithashtu ndihmojnë kundra fryrjes, ju bëjnë të urinoni dhe ju ndihmojnë gjatë periodave.
Kosi me probiotikë: Përdorini këto baktere të mira në kosin tuaj. Rregullojnë tretjen.
Xhenxhefili: Xhenxhefili është një medikament natyror për ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes.
Çaji me mente dhe kamomil: Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili. Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen./Living