Ballina Aktualitet KJO ËSHTË GJENDJA SHËNDETËSORE E POLICËVE TË PLAGOSUR NË VERI

KJO ËSHTË GJENDJA SHËNDETËSORE E POLICËVE TË PLAGOSUR NË VERI

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Zahir Musa, ka folur për gjendjen shëndetësore të katër zyrtarëve policorë.

Musa ka thënë se tre persona janë lënduar teksa një është plagosur me armë zjarri.

“Për momentin tre persona të lënduar janë në emergjencë me plagë sipërfaqësore kurse një i plagosur me armë zjarri është në Kirurgji dhe shumë shpejtë pritet të transferohet në Gjakovë”, tha Musa për Radio Evropa e Lirë.