Qeveria amerikane ka marrë informata se Arabia Saudite ka përshkallëzuar në mënyrë të konsiderueshme programin e raketave balistike me ndihmën e Kinës, thnëa tre burime me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes, një zhvillim që kërcënon dekada të përpjekjeve të SHBA për të kufizuar përhapjen e raketave në Lindjen e Mesme.
Administrata Trump fillimisht nuk zbuloi informacionet e saj për këtë zhvillim të klasifikuar për anëtarët kryesorë të Kongresit, thanë burimet, duke i zemëruar Demokratët që e zbuluan atë jashtë kanaleve të rregullta të qeverisë amerikane dhe dolën në përfundimin se ishte lënë qëllimisht.
Inteligjenca sekrete amerikane tregon se Arabia Saudite ka zgjeruar infrastrukturën dhe teknologjinë e saj raketore përmes blerjeve të fundit nga Kina.
Zbulimi i përpjekjeve saudite ka rritur shqetësimet midis anëtarëve të Kongresit mbi një garë të mundshme të armëve në Lindjen e Mesme dhe nëse ajo sinjalizon një miratim të heshtur nga administrata Trump, ndërsa kërkon të luftojë Iranin.
Zhvillimi vjen në mes të tensioneve në rritje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë mbi Arabinë Saudite.