Ballina Bota Hillary Clinton në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Hillary Clinton në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton është në zi pasi ka humbur vëllain e saj. Ajo ka bërë të ditur përmes Twitter-it se vëllai i saj më i vogël Toni Rodham dhe ndërruar jetë për shkaqe që ende nuk dihen.

‘Ne e humbëm vëllain tonë, Toni natën e kaluar. Është e vështirë për të gjetur fjalë, mendja ime është e mbushur me kujtimet e tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndriçonte me të qeshur. Ai ishte i sjellshëm, bujar, dhe një burrë i mrekullueshëm me Meganin dhe baba ndaj Zachit, Simonit dhe Fionës. Do të na mungojë shumë’, -shkruan Clinton në ‘Twitter’.

Bashkëshortja e ish-Presidentit Clinton ka qenë një nga figurat e rëndësishme në politikën amerikane. Ajo është shprehur se nuk do të garojë për postin e Presidentes së SHBA-së në zgjedhjet Presidenciale që do mbahen në vitin 2020./Opinion.al/