Kryetari i Shoqatës “Civil” – Qendra për Liri” Xhabir Deralla në konferencën e tretë për shtyp, me rastin e prononcimit në referendum, deklaroi se nga 113 raportet e marra deri më tani nga vëzhguesit në terren janë vërejtur një numër i madh i parregullsive, nga të cilat më shumë janë shkaktuar nga administrata zgjedhore.
Theksoi se janë vërejtur probleme serioze në listën zgjedhore, duke theksuar se Shoqata me muaj ka paralajmëruar se lista zgjedhore do ta tregojë joefikasitetin e saj në ditën e votimit.
“Në vendvotimin 1644 në Komunën e Resnjës, një vëzhgues vendor ka kryer evidencë të votuesve. Nuk ka dashur të prezantohet se nga cila organizatë është emëruar. Ka bërë vëzhgim të procesit. Ndërsa është vërejtur si i evidenton votuesit të cilët vijnë të votojnë”, theksoi Deralla, duke u referuar në raportet e vëzhguesve të “Civil”-it.
Ka theksuar se në vendvotimin 997 në Kumanovë një qytetare pensioniste e cila 25 vjet jeton në adresën e njëjtë, tani nuk është në listën zgjedhore. Në vendvotimin e njëjtë këshilli zgjedhor i lexon emrat e qytetarëve me zë.
Në gjimnazin “Sllavço Stojmenski” në Shtip në vendvotimin 2292 ka ardhur një qytetare shikim të dëmtuar të cilës nuk i është lejuar të votojë nën shoqërim të anëtarit të familjes, por i është caktuar asistent tjetër”, deklaroi Deralla.
Informoi se në Shtëpinë Zjarrfikëse në fshatin Creshevë në vendvotimin 2584 në Komunën e Gazi Babës tre persona i regjistrojnë në listë votuesit para vendvotimeve.
Në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë në vendvotimin 1949 në korridorin e shkollës i regjistrojnë votuesit në lista të veçanta. Në listën zgjedhore në vendvotimin e njëjtë ka pasur edhe një person të vdekur, theksoi Deralla, duke u referuar në informacionet e marra nga vëzhguesit.
Ai theksoi se në shkollën teknike “Nace Buxhoni” në Kumanovë në vendvotimin 1065 një votues nuk ishte në listën zgjedhore, edhe krahas asaj se pohonte se në kontrollin elektronik ishte në listë.
“Në SHF “Gjyshi Ilo Maleshevski” në Berovë një qytetare nuk ishte në listën zgjedhore. Në shkollën “Naim Frashëri” në Komunën e Tetovës deri pesë persona në një Vendvotim nuk ishin në listën zgjedhore”, theksoi Deralla.
Ai informoi se në Shtip në vendin Tre çezmat Vendvotimet 2284 dhe 2289 janë në hapësirë të njëjtë sepse vendi i dytë është dislokuar nga fshati Sushevë.
“Në shkollën “Vanço Përçe” në Shtip në Vendvotimin 2295 kishte ndërprerje të votimit për shkak të asaj që një vëzhguese ishte paraqitur se është nga LSDM-ja edhe pse në akreditimin shënonte “vëzhgues vendor”, theksoi Deralla.
Deklaroi, duke iu referuar supozimeve të vëzhguesve të “Civil” në terren, se në shkollën fillore “Vasil Gllavinov” në Çair shumë qytetarë nuk ishin në listën zgjedhore.
“Në Vendvotimin 2300 në Shtip një votues vëzhgueses së “Civil” i kishte raportuar se kishte votuar pa e skanuar me llambën UV”, theksoi Deralla.
Theksoi se një votues kishte tentuar të fotografojë para shkollës “Vllado Tasevski” në Shkup me çka i ishte tërhequr vërejtja nga policia me fjalët “mos u shqetëso zotëri edhe ashtu gjithçka është evidentuar”.
“Në Vendvotimin 2176 në Zyrën për Punësim në Veles një vëzhgues i Shoqatës së Iniciativave dhe Politikave Qytetare “EDULJS” ishte paraqitur i dehur në vendvotimin dhe i kishte shqetësuar të pranishmit”, informoi Deralla.
“Civil” dërgoi apel deri te të gjithë vëzhguesit që të mbështeten drejtë kodeksit për vëzhgim dhe drejtë standardeve demokratike.
“I ftojmë institucionet që të ndërmarrin masa serioze gjatë ditës dhe t’i pengojnë sulmet ndaj votuesve nga çfarëdo natyre”, bëri thirrje Deralla.