Halil Kastrati është një nga humanistët më të mëdhenj shqiptar. Ai thuajse çdo ditë është buzëqeshje e gëzimi për një familje në nevojë, e për shumë qytetarë që po i kalojnë ditët e vështira, pa kulm mbi kokë e me bark të zbrazët, shkruan Indeksonline.
Mirësia dhe shpirti i tij i mirë nga kaluar të gjithë kufijtë, duke u bërë kështu një nga emrat më të dashur të të gjithë kombit shqiptar.
Së fundmi ai në emisionin ‘Lemza’ ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij prej humani, ndërsa nuk është përmbajtur nga lotët dhe emocionet teksa ka parë në ekran dy djemtë e tij, veçmas Uvejsin, i cili ka humbur shikimin.