Anashkalimi i gjuhës shqipe në kopshtin zoologjik të Shkup ka irrituar vizitorët shqiptarë të cilët janë në numër të konsiderueshëm, përfshi edhe ata nga Kosova dhe Shqipëria. Tabelat për të dhënat e detajuara dhe karakteristikat e kafshëve janë të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në gjuhën shqipe dhe angleze figuron vetëm emri i kafshëve, gjë që për vizitorët shqiptarë nuk është e mjaftueshme.
Vizitorët e anketuar nga Alsat thonë se në shumicën e rasteve nuk i kuptojnë sqarimet rreth kafshëve, andaj sipas tyre do të ishte shumë më lehtë dhe më mirë që të njëjtat të figuronin edhe në gjuhën shqipe.