Kryeministri pretendon se nuk ka qëllim për të ndikuar ndaj Institucioneve të drejtësisë me qëllim zbatimin e amnistisë për të akuzuarit e 27 prillit. Megjithatë, i pari i ekzekutivit, për të arritur konsensus me oponentin politik ritheksoi se është i nevojshëm pajtimi dhe falja. Zaev i cili pas referendumit kishte deklaruar se nuk ka për çfarë të takohet me kreun e opozitës, sot ndryshoi mendje. Ai u shpreh i gatshëm të takojë Mickoskin për të tejkaluar dallimet ndaj ndryshimeve kushtetuese.
Pozitivisht e pranojë propozimin që të ulemi me Mickoskin dhe të bisedojmë. Gjithmonë kam qenë për dialog dhe qëllimet e mia gjithnjë janë për bisedime. Unë jam i besimit se zgjidhjet vijnë përmes bisedimeve dhe për këtë i drejtohem në këtë mënyrë Kuvendit dje dhe sot. Shumë ndarje na kanë kapluar në Maqedoni. Absolutisht nuk më shkon në mendje të ndikoj në institucione, gjykata dhe prokurori, por të gjithë e dimë se duhet të qetësohemi dhe të falemi. Nga këtu fillojnë dallimet në shtet dhe gjithandej në nivel vertikal- deklaroi Zoran Zaev
Deputetët e VMRO-së kërkojnë takim mes Zaevit e Mickovskit, për uljen e presionit që sipas tyre po i bëhet me qëllim mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.
Mos guxoni që deputetët t’i detyroni për atë që nuk duhet. Uluni me Mickoskin, bisedoni dhe sillni vendim të guximshëm. Ne jemi betuar këtu dhe çdo bindje tjetër nuk çon në drejtim të mirë. Vetëm kaq dua të ju them- tha Kërsto Jovanovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar nga kryeparlamentari Xhaferi që t’i mundësojë fjalim para deputetëve. Arkiva e Kuvendit ka kthyer mbrapsht kërkesën e Mickoskit pasi që e njëjta nuk i është adresuar kreut të Kuvendit, por personalisht Talat Xhaferit. Opozita një mundësi të tillë e kërkoi edhe përmes fjalimeve procedurale.
Qëndroni në krye të detyrës që e ushtroni nga ajo ulëse dhe lejoni që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të prononcohet para deputetëve dhe Kuvendit. Ky Parlament ka pasur praktika të tilla- pohoi Dragan Danev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
I pari i ligjvënësit porositi opozitën që me emër t’i drejtohen në vendlindjen e tij, ndërsa në Kuvend t’i drejtohen në cilësinë e kryetarit. Xhaferi duke u thirrur në Rregullore, theksoi se Mickoskit nuk mund t’i lejohet fjalimi para deputetëve.
Nuk ma mundëson Rregullorja një gjë të tillë. Nuk kam asgjë kundër, por në praktika nuk thirrem dhe të bëj precedent për atë që është në kundërshtim me Rregulloren. Ky është problemi- u përgjigj kryetari i Kuvendit.
Përndryshe pasdite gjysma e deputetëve të VMRO DPMNE-së që ishin paraqitur për fjalim u tërhoqën nga diskutimi. Në listën për diskutim mbetën deputetët Elizabeta Knçevska Milevska, Trajko Veljanovski dhe Nolla Ismailloska si dhe deputetët Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Panço Minov nga OQM-ja. Jozyrtarisht arsyeja e tërheqjes është refuzimi që Xhaferi i bëri Mickovskit për të mbajtur fjalim në Kuvend,