Gjermania dështoi sërish duke pësuar një tjetër humbje në Ligën e Kombeve. Franca ia doli ta mundë me përmbysje me rezultatin 2 – 1, në përballjen e zhvilluar të martën në Paris. Një sfidë emocionuese me shumë raste, ku në fund festuan kampionët e Botës në fuqi.
Fillimisht realizoi Gjermania. Kross nuk gaboi nga pika e penalltisë, edhe pse Loris bëri më të mirën për të mos lejuar golin. Në pjesën e dytë, Griezmman barazoi rezultatin në të 62’. Një gol i shkëlqyer me kokë duke barazuar rezultatin. Griezmman ishte sërish protagonist në minutën e 80’. Sulmuesi francez nuk gaboi në goditjen e 11-metërshit, duke vendosur fitoren e ekipit të tij.
Me këtë rezultat Franca ruan kreun e grupit, ndërsa Gjermania rrezikon shumë të zbresë në Divizionin B.
Tv Klan