Investimi në asistencë sociale më të madhe për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, qasje më të lehtë në shtesat fëmijërore, shtesë arsimi për fëmijët dhe rritje e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, janë disa prej masave në realizimin e të cilave punon Qeveria për dalje nga rrethi i varfërisë, të cilat sot në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë i përkujtoi kryeministri, Zoran Zaev. “Duhet ta ndërpresim rrethin e varfërisë, që bartet nga gjenerata në gjeneratë midis familjeve më të ndjeshme. Për këtë, 11 mijë amvisëri plotësuese do të fitojnë asistencë sociale të garantuar, krahas 26 mijë amvisërive ekzistuese të cilat kanë të drejtë për këtë kompensim. Familjet me fëmijë dhe me të ardhura të ulëta do të fitojnë qasje më të lehtë në Shtesën fëmijërore. Presim numri i fëmijëve të cilët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të jetë mbi 70 mijë, për dallim prej vetëm 3.200 fëmijë të cilët tani kanë të drejtë për Shtesë fëmijërore”, tha Zaev në video-fjalimin e tij.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email