Më shumë se 60 liderë shtetesh dhe të qeverive, përfshirë Donald Trump dhe Vladimir Putin do të jenë të pranishëm më 11 nëntor në Paris me rastin e njëqind vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një ditë pas një ceremonie simbolike, në prani të Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, në një lëndinë ku u nënshkrua armëpushimi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të kryejë më parë një itinerar memorial më 4 apo 9 nëntor në vendet kryesore të konfliktit në Francë, njoftoi sot Elizeja.
Këto ceremoni përkujtimore janë rasti i duhur për të sjellë në memorie se Francë si gjithmonë luan një rol të veçantë në harmoninë e kombeve’’, njoftoi presidenca.