VMRO-DPMNE sot pritet që në Kuvend të dorëzojë propozim-ligjin për amnisti për të gjithë të dënuarit dhe të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Kjo parti kërkon që ligj të miratohet në procedurë të shkurtuar.
Zëdhënsësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski akuzoi pushtetin aktual se nëse nuk pranon amnisti atëherë do të forcojë dyshimet për drejtësi selektive dhe kushtëzim të deputetëve të akuzuar në këtë proces gjyqësor.
Por për LSDM, propozimi i tillë është ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe se për këtë cështje tashmë do të formohet Komisioni për pajtim dhe falje, që ishte propozuar nga kryeministri Zoran Zaev.
“Si parti e përgjegjshme shtetformuese jemi të vendosur ta respektojmë parimin e shtetit të së drejtës dhe në këtë drejtim mund të bisedojmë për zgjatje të dorës, mund të flasim për pajtim, por assesi nuk mund të bisedojmë për amnisti e cila defakto do të thotë ndërhyrje në sistemin gjyqësor”, theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. Gjatë javës së kaluar dështoi një tentativë për komisionin për pajtim dhe falje, i cili do të marrë vendim lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Por kjo qasje është kritikuar edhe nga partitë shqiptare sidomos ASH dhe BESA. (INA)