Një vit pas marrjes së mandatit të dytë në krye të komunës së Tetovës, partitë opozitare që janë edhe pjesë e këshillit të komunës janë të pakënaqur nga kryetarja Teuta Arifi me realizimin e projekteve kapitale të cilat në fushatë parazgjedhore ishin premtuar para qytetarëve nga vet kryetarja Arifi.
Nga Aleanca për shqiptarët theksojnë se kryetarja Arifi edhe në këtë mandate vazhdon që të punojë me avazin e mandatit të kaluar ku nënvizojnë mungesën e transparencës, mungesën e llogaridhënies, mosrealizimin e disa projekteve kapitale dhe kështu me rradhë.
Nga Lëvizja Besa theksojnë se edhe pse komuna ka mjete për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetarët e Tetovës megjithatë mungon vullneti i kryetares dhe bashkëpunëtorëve të sajë për të punuar.
Nga ana tjetër kryetarja e komunës së Teovës thekson se edhe përkundër situatave të vështira në të cilat është gjendur për shkak të borxhit të trashëguar të komunës megjithatë ajo ka arritur që të gjej zgjidhje për probleme serioze me të cilat janë ballafaquar qytetarët siç është problemi i gjatë disavjeçarë i ujit për pije, realizimi i disa projekteve në infrastrukturën rrugore, përmirësimi i kushteve objektive nëpër shkolla e qytetit, dhe kështu me rradhë.