Ambasada amerikane ka dhënë sot një tjetër këshillë me vlerë për të gjithë ata që janë të interesuar të plotësojnë formularin e aplikimit për lotarinë amerikane.
Me një shënim në faqen e vet në Facebook, ambasada amerikane kujton gjithë të interesuarit ta plotësojnë vetë formularin dhe të mos paguajnë apo besojnë asnjë tjetër.
“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu ambasada ju këshillon të bëni kujdes nga mashtrimet.
“Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu. Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”.
Gjithashtu ambasada këshillon se nuk duhet gënjyer sepse rrezikohet skulifikimi.
Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.