Nuk ka paqe për yjet e futbollit botëror. Pas Cristiano Ronaldos i cili akuzohet për përdhunim dhe është në një çështje gjyqësore, listës së futbollistëve të mëdhenj që akuzohen për veprime të paligjshme u është shtuar edhe Lionel Messi.
Në mënyrë surprizë në një moment që askush se priste, 5-herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar në qendër të ciklonit pasi akuzohet nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë. Prokurori Pablo Turano e akuzon Messin për pastrim parash nëpërmjet fondacionit të tij që mban emrin e yllit argjentinas.
Në qendër të akuzave ka përfunduar edhe babai i Messit Jorge Horacio, i cili po hetohet për dhurimet e parave që janë bërë në vetë fondacionin Messi nga shoqata të tjera bamirësie. Që prokuroria të hapte këtë hetim ka menduar vetë një bashkëpunues me fondacionin Messi i cili ka folur për manovra të çuditshme të parave të përfituara të cilat nuk janë përdorur më pas në projekte sociale siç thuhet në statutin e fondacionit.
Këto akuza janë hedhur menjëherë poshtë nga përfaqësuesi ligjor i Lionel Messit i cili ka deklaruar se denoncimi i bërë kundrejt sulmuesit të Barcelonës është i pabazë dhe nuk ka asnjë fakt që cenon emrin e 31-vjeçarit.