Liverpool ka marrë një humbje befasuese 2-0 në fushën e Crvena Zvdezda-s, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Champions League. Pas ndeshjes, trajneri Klopp ka thënë se:
“Ata kanë bërë shumë goditje standarde dhe kanë shënuar nga një prej tyre, më pas kanë shënuar edhe të dytin. Ne dominuam në pjesën e dytë, por nuk mund të shënonim.
Unë jam një qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjes, do të kishte qenë pak e çuditshme.
Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe duhet të bënim më mirë, por tani nuk mund të bëjmë asgjë.
Të drejtoj gishtin te problemi më i madh që kemi patur sot? Nuk e bëj dot, vetëm dhjetë gishta kam”, ka përfunduar Klopp.