Trajneri i ri Solari, ylli në rritje Vinicius, dhe dy fitore, duket se e kanë ulur nivelin e krizës në Real Madrid, por jo gjithçka mund jetë gëzim për Los Blancos.
Me ardhjen e trajnerit të përkohshëm Santiago Solarit dhe me vëmendjen e kthyer kah i riu Vinicius, duhej se niveli i krizës në Real Madrid është ulur. Megjithatë, bazuar në informatat e programit spanjoll të sportit “El Chiringuito” të martën mbrëma, e vërteta mund të jetë se tensionet brenda klubit mund të jenë në rritje, transmeton Gazeta Express.
Ndarje në dhomën e zhveshjes së Real Madridit
Duket se propozimi që Jose Mourinho dhe Xabi Alonso ta marrin drejtimin e skuadrës prej fillimit të sezonit tjetër nuk përkrahet nga disa lojtarë. Në anën tjetër, sipas Estrada, pozita e Sergio Ramosit si kapiten i skuadrës është lëkundur, dhe mund të shkaktojë tensione të mëdha në skuadër nëse nuk menaxhohet siç duhet.
Tensionet përreth Ramosit duket se janë shkaktuar plotësisht nga bashkëlojtarët e tij dhe klubi e vlerëson kapitenin për zbutjen e situatës mes Lopeteguit dhe Solarit. Problemi tjetër që përmendet ka të bëjë me Gareth Bale, për të cilin disa kërkojnë që të shitet, veçanërisht duke ditur se Manchester Unitedi mund të vijë me ofertë të lartë