Në Shkollën Fillore “Vlado Tasevski” në Kozle, Komuna e Karposhit, është evidentuar një rast i izoluar i zgjebes (SCABIES).
Infeksioni është i pranishëm te një person, nxënës i klasës së dytë, kurse për shkak të masave parandaluese, të gjithë nxënësit prej sot janë liruar nga procesi mësimor, transmeton Tetova News.
Njësia për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore të fëmijëve në Komunën e Karposhit dhe Qendra për Shëndet Publik janë në kontakt me mjekun amë, specialist i dermatologjisë, i cili konstatoi SCABIES-in te fëmija.
Mësimi i rregullt dhe pandërprerje në shkollë do të vazhdojë të hënën, 19 nëntor 2018. Nga komuna thonë se nuk ka vend për panik, sepse te asnjë nxënës tjetër nuk ka simptome të kësaj sëmundjeje.
Nga komuna gjithashtu informojnë se gjatë periudhës së kaluar janë bërë dezinfektime të rregullta në këtë shkollë. Gjatë ditës së sotme shkolla i është nënshtruar një dezinfektimi të jashtëzakonshëm./TetovaNews