Ish-kryeministri tashmë në “azil” në Hungari, Nikolla Gruevski, raportohet se ka boshatisur llogaritë e tij ballkare dhe në njëfarë mënyre ka likuiduar pronat e tij.
Sipas mediave në Maqedoni, ky fakt u mor vesh pasi Gruevski, në kohën kur Gjykata e Apelit po shqyrtonte provat që e fajësonin ose jo ish-kryeministrin, ky i fundit raportohet se ka boshatisur llogaritë bankare.
“Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të bllokojë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero,” shkruan “Nezavisen”.