Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer pë herë të parë se ka luajtur dikur bixhoz. Por ka ndodhur vetëm një herë Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 kryeministri ka treguar një epidos të vitit 1992. Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur, sipas dëshmisë së tij.
“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.