Mbetjet e peshqve do të përdoren për të furnizuar me energji anijet në një iniciativë të re për të përdorur energjinë e gjelbër për linjat e lundrimit.
Mbetjet e peshqve të përpunuara për ushqim dhe të përziera me mbetje të tjera organike do të përdoren për të gjeneruar biogaz, i cili pastaj do të lihet dhe do të përdoret në vend të karburanteve fosile nga linja e lundrimit të ekspeditës Hurtigruten në Norvegji.
“Hurtigruten” operon me një flotë prej 17 anijesh dhe deri në vitin 2021 synon të konvertojë së paku gjashtë anije të saj për të përdorur biogaz, gaz natyror të lëngshëm – një lëndë djegëse fosile, por më e pastër se shumë alternativa – dhe pako të mëdha baterish, të aftë për ruajtjen e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme.
Kompania 125-vjeçare, e bazuar në Norvegji, gjithashtu ndalon plastikën me një përdorim në një përpjekje për të qenë më e qëndrueshme për mjedisin. Ajo operon me tragetë në Arktik dhe Antarktik, të dy mjedise shumë të ndjeshme.
Lëndët djegëse fosile të rënda të përdorura nga transportimi oqeanik janë një problem në rritje sepse ato janë edhe më ndotëse sesa karburantet për automjetet me bazë në tokë, duke emetuar squfur dhe ndotës të tjerë.
Konvertimi i anijeve për përdorimin e biogazit do të ulë ndotësit dhe do të reduktojë emetimet e gazrave serrë në atmosferë. Biogazi mund të gjenerohet nga shumica e formave të mbetjeve organike duke shpejtuar dhe shfrytëzuar procesin e dekompozimit natyror për të kapur metanin e prodhuar.
Mbetjet organike prodhohen nga të gjitha industritë ushqimore, por shpesh hidhen në deponi, ku kontribuohet për emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin e dekompozimit.
Ndërkohë, “Hurtigruten” po ndërton aktualisht tre anije të reja të lundrimit hibrid në Norvegji, që do të hyjnë në punë në tre vitet e ardhshme, përcjell GSH.
Daniel Skjeldam, shefi ekzekutiv i Hurtigruten, tha: “Norvegjia është një komb i madh i anijeve, por peshkimi dhe pylltaria janë gjithashtu sektorë të mëdhenj. Ata krijojnë vende pune dhe prodhojnë të ardhura, por gjithashtu prodhojnë shumë mbeturina. Qasja e qëndrueshme ndaj vëllimeve të mëdha të mbeturinave organike u jep vendeve nordike një pozitë unike në tregun e biogazit. Ne po shtyjmë për më shumë inovacione, më shumë investime. Unë besoj se sapo kemi parë fillimin e asaj që në pak vite do të jetë një sektor i madh”.